Nuk shesim të dhëna personale. Të dhënat nuk përdoren për reklama të personalizuara.
Lokacioni është opsional. Përdoret vetëm për Kiblën dhe funksionet lokale të namazit.
Ti ke kontroll. Mund të kërkosh qasje, korrigjim, eksport ose fshirje të të dhënave.
Fushëveprimi dhe përgjegjësia
Kjo politikë zbatohet për faqen udheza.com, aplikacionin progresiv (PWA), aplikacionin Android me identifikues com.udheza.app dhe versionin iOS të Udhëzës. Udhëza është përgjegjëse për mënyrën si përpunohen të dhënat brenda këtyre shërbimeve.
Përdorimi i përmbajtjes bazë nuk kërkon krijimin e një llogarie. Disa funksione krijojnë një profil teknik të mbrojtur me një identifikues të rastësishëm, në mënyrë që progresi të ruhet dhe të sinkronizohet.
Të dhënat që mund të përpunojmë
Profili personal
Udhëza përdoret pa regjistrim. Profili përdor një identifikues të rastësishëm për ruajtjen e progresit. Çaktivizimi i regjistrimit nuk i fshin të dhënat e llogarive të krijuara më herët; për to mund të kërkosh qasje ose fshirje përmes kontaktit më poshtë.
Progresi personal
Favoritet, ajetet e shënuara, shënimet personale, vazhdimi i leximit, aktiviteti ditor, planet e Kuranit dhe hifzit, rezultatet e Mektebit dhe cilësimet e lexuesit.
Lokacioni opsional
Koordinatat dhe etiketa e lokacionit vetëm pasi jep leje. Ato përdoren për drejtimin e Kiblës dhe funksionet e lidhura me namazin dhe mund të ruhen me profilin për sinkronizim.
Në versionin aktual, numërimi në Umre është vetëm manual dhe nuk aktivizon GPS-in. Në versionet e mëparshme me ndihmë GPS gjatë tavafit, pozicionet përdoren për të shfaqur lëvizjen dhe për të sugjeruar një rrotullim që e konfirmon vetë. Me aktivizim të veçantë dhe lejen e sistemit, aplikacioni Android/iPhone mund të mbledhë pozicione edhe me ekran të kyçur. Ky sesion ka kufi dy orë dhe tregues të dukshëm të vendndodhjes. Pozicionet e tavafit mbahen vetëm në memorien e përkohshme të pajisjes; nuk ruhen në profil, skedarë, analitikë ose server dhe fshihen kur përfundon sesioni. Mund ta ndalësh nga ekrani i tavafit ose njoftimi përkatës në Android.
Përdorimi dhe instalimet
Faqja e parë, platforma, lloji i pajisjes, gjuha, domeni referues, shteti i përgjithshëm, një sesion i përkohshëm anonim dhe një identifikues instalimi për të shmangur numërimin e dyfishtë.
Kërkimi dhe gabimet teknike
Termi i kërkuar, numri i rezultateve, rruga ku ndodhi një gabim dhe përshkrimi teknik i gabimit, për të përmirësuar kërkimin dhe stabilitetin.
Materialet që dërgon
Raporte për përmbajtjen, sugjerime, kërkesa privatësie dhe propozime xhamish, bashkë me emailin ose kontaktin vetëm kur vendos vetë t’i japësh.
Pse i përdorim të dhënat
- Të ofrojmë funksionet e Udhëzës dhe të ruajmë progresin tënd.
- Të llogarisim Kiblën dhe funksionet lokale vetëm kur aktivizon lokacionin.
- Të planifikojmë në pajisje njoftimet e namazit, dhikrit dhe mësimit që zgjedh vetë.
- Të mbrojmë llogaritë, sesionet dhe platformën nga keqpërdorimi.
- Të matim në mënyrë të kufizuar vizitat, instalimet dhe funksionimin teknik.
- T’u përgjigjemi raporteve, sugjerimeve dhe kërkesave për privatësi ose fshirje.
Analitika e brendshme e Udhëzës nuk ruan cookie analitike dhe nuk e ruan adresën IP në bazën e vet analitike. Ajo përdor një identifikues të rastësishëm vetëm gjatë sesionit. Identifikuesi i instalimit ruhet veçmas për të numëruar një instalim vetëm një herë. Për rikthimin ruhen në pajisje vetëm datat e aktivitetit. Raporti ditor dërgohet pa lidhje me sesionin ose llogarinë dhe me një kod rastësor vetëm për të shmangur përsëritjen e dërgesës. Widgetet mbajnë numërime lokale të veprimeve që dërgohen kur aplikacioni lidhet. Kërkimet grupohen sipas temës; teksti i plotë i tyre nuk dërgohet në statistikat e reja. Matjet ditore dhe ngjarjet e përdorimit mbahen deri në 400 ditë.
Sa kohë ruhen të dhënat dhe si fshihen
Të dhënat e profilit dhe llogarisë ruhen për sa kohë profili është aktiv ose derisa të kërkosh fshirjen. Raportet, sugjerimet dhe regjistrimet teknike ruhen vetëm për aq kohë sa nevojiten për shqyrtim, siguri, përmirësim të shërbimit ose detyrime ligjore. Statistikat e grumbulluara që nuk identifikojnë një person mund të ruhen për analiza afatgjata.
Kur përfundohet një kërkesë fshirjeje, mbyllen sesionet dhe hiqen emaili, fjalëkalimi, emri dhe përmbajtja personale e profilit. Mund të mbetet një regjistrim minimal, jo i përdorshëm për rikthimin e llogarisë, për të dokumentuar se kërkesa është zbatuar.
Zgjedhjet dhe të drejtat e tua
- Mund të vazhdosh pa llogari dhe të mos aktivizosh lokacionin ose njoftimet.
- Mund të refuzosh ose të ndryshosh pëlqimin për Google Analytics.
- Mund të ndryshosh lejet e lokacionit dhe njoftimeve nga cilësimet e pajisjes.
- Mund të kërkosh qasje, korrigjim, eksport ose fshirje të të dhënave personale.
Kërko qasje ose fshirje të të dhënave
Përdor kontaktin më poshtë për profilin tënd ose një llogari të krijuar më herët. Nuk kërkohet hyrje në llogari për të nisur kërkesën.
Si i mbrojmë të dhënat
Përdorim lidhje HTTPS, kufizim qasjeje, sesione të mbrojtura, kontrolle autorizimi dhe ruajtje të fjalëkalimeve me hash kriptografik. Qasja administrative është e ndarë sipas roleve dhe mund të mbrohet me verifikim me dy hapa.
Asnjë sistem nuk është plotësisht pa rrezik. Nëse dyshon për qasje të paautorizuar, dërgo menjëherë një kërkesë përmes mekanizmit të kontaktit.
Fëmijët dhe mosha e përdorimit
Udhëza përmban edhe materiale mësimore për fëmijë. Përmbajtja mbetet e disponueshme pa aktivizuar matjen me Meta. Në versionin Android me ekranin e ri të moshës, matja me Meta nuk aktivizohet për përdoruesit nën 18 vjeç ose kur mosha nuk është përcaktuar. Data e lindjes përdoret vetëm për përcaktimin lokal dhe nuk ruhet; ruhet vetëm kategoria e moshës, e ndarë nga pëlqimi për matjen. Pëlqimet e vjetra nuk e aktivizojnë matjen pa këtë përcaktim të ri. Kategoria nuk mund të ndryshohet nga ekrani i cilësimeve; për këtë arsye, matja mbetet e çaktivizuar në atë instalim edhe kur përdoruesi mbush më vonë 18 vjeç. Përditësimi i paketës Android është i nevojshëm për këtë mbrojtje native. Nëse një prind ose kujdestar beson se një fëmijë ka dërguar të dhëna personale, mund të kërkojë fshirjen e tyre.
Ndryshimet në këtë politikë
Mund ta përditësojmë këtë politikë kur ndryshojnë funksionet, ofruesit ose kërkesat ligjore. Data në krye tregon versionin më të fundit. Për ndryshime të rëndësishme do të japim njoftim të dukshëm në platformë kur është e nevojshme.
Pyetje ose kërkesa për privatësinë
Përdor butonin “Kontakto për privatësinë” më poshtë për pyetje, qasje, korrigjim, eksport ose kërkesë fshirjeje të të dhënave. Formulari hapet me kategorinë “Privatësi dhe të dhëna” dhe nuk kërkon regjistrim ose hyrje në llogari.
Vendos një email kontakti nëse dëshiron përgjigje. Kërkesa i dërgohet ekipit të Udhëzës për shqyrtim; të dhënat nuk fshihen automatikisht nga dërgimi i formularit. Mos dërgo fjalëkalimin ose të dhëna të panevojshme.